
Partizani ka mundur me shifrat 2-0 Kukësin duke arritur të rrëmbejë kreun e renditjes momentalisht. Fitore mes drithërimash për të kuqtë të cilët u gjendën në situatë aspak të mirë pas golit të realizuar ngaverilindorët që ngushtoi diferencat.
Kukësi nuk arriti të bënte më tepër në këtë ndeshje, për të dalë me pikë nga ky takim. Verilindorët vijojnë të jenë në zonën e ftohtë të renditjes. Në fundin e takimit ishte mbrojtësi i Kukësit, Edison Ndreca, që foli për mikrofonin e Oversport.
Deklarata e Edison Ndrecës, pas përfundimit të takimit:
Skema: Të them të drejtën bëmë një pjesë të parë të gabuar dhe të gjithë ekipi luajti dobët. Kishim fatin të barazonim ndeshjen, pritshmëritë janë të mëdha si nga klubi por dhe tifozët, pasi ne kemi kualitetet por rezultat mungojnë. Unë shpresoj shumë dhe do ta kthejmë në favor tonë këtë situatë.
Golat e pësuar: Është e vështirë kjo gjë dhe ne pësojmë gol në momentet e para. Kemi pasur kundër dhe fatin dhe ne i kemi kualitetet për ta kthyer këtë gjë. Do të arrijmë objektivat e klubti, pasi kjo na nxori dhe jashtë Europe, pikërisht këto gabime.
Pikët: Jam dakord për situatën që ndodhemi. Qëllimi ynë është të arrijmë maksimumin në ndeshjen e radhës ndaj Laçit. Ne i kemi kualitet në ekip dhe kjo gjë është e patolerueshme, ne do ta kthejmë këtë situatë që Kukësit nuk i takon të jetë këtu.
Trajneri Hallaçi: Profesori ka një të ardhme përpara dhe ai e njeh shumë mirë këtë ekip. Ne shpresojmë që të bëjmë maksimumin dhe t’ia shpërbljemë këtë.