
Teuta ditën e somtme ka zhvilluar ndeshjen miqësore me Besëlidhjen, takim që u luajt në “Tropikal”. Djemtë e detit me në krye Edi Martinin kanë treguar “dhëmbët” ndaj skuadrës së Kategorisë së parë.
Durrsakët kanë fituar me shifrat 4-1 ndaj skuadrës së Lezhës, ku golat e fitores janë shënuar nga Ledio Beqja, Erando Karabeci, Rubin Hebaj dhe Aldirt Oshafi.
Gjithashtu në këët duel Martini ka provuar edhe lojtarë të rinj, ndërsa nuk kruseu as titullarët, të cilët i zbriti nga minuta e parë si: Qirko, Kurti, Kotobelli, Jazxhi, Qaqi, Kuros L.Beqja, Karabeci, E.Vila, L.Vila, Hebaj.
Poll