
Julian Ahmataj do të rikthehet sërish te Tirana. Pak ditë më parë klubi njoftoi shkarkimin e tij nga stoli i trajnerit duke u zëvëndësuar nga Erbim Fagu. Mirëpo, Ahmataj dhe Tirana nuk do ta mbyllin me kaq bashkëpunimin mes tyre.
Elbasanasi pritet të marrë rolin e drejtorit sportiv, i lënë bosh që pas largimit të Tefik Osmanit, sipas RTSH Sport. Mungon vetëm zyrtarizimi nga klubi që duket se është vetëm çështje kohe. Prej ditësh Ahmataj ka diskutuar me presidentin Halili për rolin e tij në klub pasi kërkon të bindet për përfshirjen e tij në projektin e skuadrës.
Ahmataj qëndroi për 19 ndeshje në krye të Tiranës duke akumuluar 6 fitore, 7 barazime dhe 6 humbje mes Kupës dhe kampionatit.
Poll