
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka vazhduar të thellojë debatin për çështjen e evazionit fiskal në futbollin shqiptar. Në një postim të fundit në "Facebook", ai ka sulmuar kreun e FSHF-së Armand Duka. Ndaj tij Braçe deklaron se do të bëjë kallëzim penal në Prokurori për shpërdorim detyre.
"MEQË NUK PASKENI ZËNË MEND!
Edhe një herë se mesa duket nuk kanë zënë mend:
- Evazioni fiskal në Federatën Shqiptare të Futbollit ja bëen muuuuuuuuuu, madje edhe para fytyrës se Ministrit;
- Evazioni fiskal në Federatën Shqiptare të Futbollit është ulëritës për pagat e "personelit jashtë Federatës" por që paguahet 3.5 herë më shtrenjtë se "personeli i Federatëes", me përjashtim të rroges se Ilirjan Shulkut;
- Mospagimi i detyrimeve ligjore, rritet në një tjetër zë, atë të 10% që duhet t'i ishte paguar Buxhetit te Shtetit nga të ardhurat e krijuara nga shitja e te drejtës televizive për vite me radhë; të ardhura jo tatimore por të detyrueshme nga ligji "Për Sportin".
KJO ËSHTË E VËRTETA!
Ministri i Financave nuk mund ta mbulojë këte të vërtetë me evazionin e rëndë fiskal me TË ARDHURAT E KLUBEVE (ministër a e mban mend cështjen "Skënderbeu"), të ardhurat e trajnerëve dhe të ardhurat e lojtarëve.
Për ta thënë troç;
KONTRATAT DHE BORDEROTË ME RROGAT E TYRE, ASHTU QESHARAKE SIÇ I PREZANTOI VËRTETESISHT MINISTRI, I KA PRANUAR ARMAND DUKA NË FEDERATË DHE, VETË MINISTRI I FINANCAVE!!
Natyrisht, nuk ka si të ndodhe ndryshe me klubet, kur këtë evazion kriminal e kryen dhe e shpërdan si model Armand Duka nga Federata Shqiptare e Futbollit;
Madje i del edhe për zot tamam Armand Duka me Federatën Shqiptare të Futbollit.
Kontrolli i Larë i Shtetit ka lënë detyra me shkrim per ministrinë e Financave për të vënë nën kontroll e ndalur kete EVAZION, por Armand Duka ja doli ta asfaltojë Ministrin me alibine e ankesës në UEFA, FIFA, OKB, PNUD, UNHCR, NATO etj.
E mbani mend besoj!
Thënë të gjitha keto, përgjegësinë për EVAZIONIN NE FEDERATËN SHQIPTARE TË FUTBOLLIT, por edhe evazionin me të ardhurat e klubeve të futbollit, nuk e kam unë tifozi!
Armando Duka është mësuar t'i shajë tifozët me nënë e motër, "robtë" gjithashtu, ndaj stadiumet janë bosh,por nuk mund ta bëj këtë edhe ministri përgjegjës për luftën kundër evazionit!
Ju thashë, hapi i radhës është shume i qartë: Kallëzim penal për evazion fiskal dhe shpërdorim të detyrës!!"