
Janë zhvilluar vetëm dy javët e para të “Abissnet Superiore” dhe tashmë janë larguar dy trajnerët e parë të këtij sezoni.
Rraman Hallaçi nuk do të jetë më trajner i Kukësit në javët në vazhdim. Trajneri kuksian është shkarkuar nga detyra e tij pas dy humbjeve në dy javët e para të kampionatit. Verilindorët u mposhtën 3-1 nga Vllaznia dhe 4-0 nga Egnatia.
“Faleminderit
Klubi i Kukesit njofton nderprerjen e bashkpunimit me trajnerin Rraman Hallacin!
Shkak behen rezultatet e dobeta dy ndeshjet e para te kampionatit duke bere qe ekipi te pozicionohet ne vendin e fundit!
Klubi i uron suksese ne karrieren e tij edhe e falenderon per kontributin e dhene!”, ka shrkuar klubi.
Kujtojmë se pas javës së parë edhe Laçi shkarkoi Stavri Nicën, teksa tashmë Hallaci bëhet trajneri i dytë që shkarkohet për këtë sezon.