
Burime prane klubit bëjnë me dije se mesfushori 18 vjeçar Klevi Qefalija nuk ka probleme më të rënda dhe ka dalë nga spitali. Analizat e rezonancës dolën pozitive dhe doktorët e kanë lejuar të dalë nga spitali dhe të kthehet në shtëpi në regjim shtrati për një javë. Kujdesi mjekësorë do të jetë i vazhdueshëm dhe kontrollet do të bëhen herë pas here.
Klevi Qefalija pas daljes së parë nga spitali u rikthye përsëri për shkak problemesh në plagën e marrë në kokë. Fatmirësisht, djaloshi nuk ka më probleme serioze dhe do të kthehet në shtëpi deri sa të rikuperohet plotësisht. Rikthimi në fushën e blertë për momentin nuk dihet por e rëndësishme është që Qefalija të rikthehet sa më shpejt në gjendjen e tij normale shëndetësore.