Vllaznia vazhdon merkaton edhe pasi arriti akordin me Asanin dhe Kahrimanovic. Klubi shkodran kërkon përforcimin e ekipit për të qenë një pretendent në Superiore në sezonin që po vjen.
Bëhet me dije se shkodranët kanë arritur akord me sulmuesin bullgar Nasko Milev. Sipas “Futbolli në Shqipëri” sulmuesi pritet të jetë afrimi më i fundit në Shkodër. Së fundmi 27-vjeçari u largua nga Shkëndija e Tetovës teksa ka vendosur që karrierën e tij futbollistike ta vazhdojë në vendin tonë.
Shumicën e karrierës së tij, Milev është aktivizuar me skuadra vendase, teksa ka edhe 10 paraqitje më kombëtaren U-21 të Bullgarisë.
Poll