
Egnatia ka qenë mjaft aktive këtë merkato duke afruar lojtar me emër dhe me eksperiencë për të përforcuar ekipin. Por klubi rrogozhinas edhe ka bërë largime të bujshme që i’u kanë sjellë të ardhura të majme, si ai i Jackson dhe Kasës.
Por largimi më i fundit që pritet të ndodhë nga klubi i Egnatias është Hysen Memolla. Sipas “Shtypit”, mbrojtësi rrogozhinas që u bashkua me Egnatian në merkaton e dimrit të sezonit të kaluar do të transferohet në Turqi.
Emri i ekipit nuk dihet ende, por largimi i Memollës drejt shtetit turk duket i kryer. Një tjetër largim me peshë për Egnatian, që pritet të sjellë një boshllëk të madh në repartin difensiv.
Poll