E KRYER/ SKËNDERBEU shton “muskujt” në mesfushë, firmos me ish-lojtarin e Egnatias
Shkruar nga NEWSPORT
Ditën e sotme Skënderbeu ka mbylur përgatitjet për ndeshje e javës së 13-të të Kategorisë së Parë, ku do të duelojnë me Lushnjes, me sfidën që nis në orën 13:00 dhe luhet në Korçë.
Në stërvitje me “Ujqërit e Dëborës” ka dalë edhe ish-lojtari i Egnatias. Erald Hyseni tashmë do të mbajë veshur fanelën e Skënderbeut, ku do të kërkojë të ndihmojë skuadrën për objektivin që të sigurojnë ngjitjen në Superiore sezonin e ardhshëm.
Sipas informacioneve raportohet se Hyseni ka firmosur kontratë me skuadrën e Ivan Gvozdenovic deri në fund të këtij sezoni.