Belajdi Pusi mund të quhet largimi i rradhës i Skënderbeut pas atyre të Zguros dhe Temitope që i ka çuar në gjyq. Sulmuesi shkodran u përfol për një kalim në kampionatin kosovar por nuk u arrit një marrëveshje dhe u duk sikur Pusi do të qendronte te korçarët.
Mirëpo, është vetë sulmuesi që njofton në rrjete sociale largimin e tij nga Skënderbeu drejt Azerbajxhanit ku ka firmosur me Turan Tovuz në elitën e futbollit vendas. Pusi ka shënuar 6 gola këtë sezon me Skënderbeun dhenë 6 muajt e ardhshëm do të luajë për azerbajxhanasit ku do të ketë mundësinë për një rinovim 1-vjeçar.
Poll