Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Luis Diaz drejt Arabisë Saudite?! Reagon zyrtari bavarez: Duhet të jemi idiotë që ta...

Shkruar nga NEWSPORT
Luis Diaz drejt Arabisë Saudite?! Reagon zyrtari bavarez: Duhet të
Luis Diaz

Ditën e djeshme u raportua për një ofertë të Al Hilal për yllin e Bayern Munich, Luis Diaz. Ishte gazetari Sacha Tavolieri ai që raportoi një largim të mundshëm të kolumbianin, për një shifër stratosferike.

Mirëpo, ditën e sotme drejtuesit e klubit bavarez kanë hedhur poshtë këto zëra.

“Luis Diaz te Al Hilal? Ne duhet të jemi idiotë që ta shesim atë. Nuk është histori e vërtetë, ne jemi gati që të konfirmojmë ekipin tonë për sezonin e ri”, ka thënë CEO i klubit, Jan-Christian Dreesen.

Në sezonin e parë me fanellën e Bayern Munich, 29-vjeçari ka bërë mjaft mirë. Në 51 ndeshje që ka marrë pjesë, Diaz ia ka dalë që të shënojë 26 gola dhe të asistojë në 23 të tjerë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu