Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E KRYER/ Mungon vetëm zyrtarizimi, Elbasani transferon “mistrecin” e Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Mungon vetëm zyrtarizimi, Elbasani transferon

Ardit Hila mund të konsiderohet lojtari më i ri i Elbasanit. Mesfushori i Tiranës në pjesën e dytë të sezonit do të veshë fanelën e verdhebluve.

Palët kanë arritur marrëveshjen, teksa mungon vetëm zyrtarizimi i transferimit të Hilës në Elbasan. Mesfushori në pjesën e parë të sezonit ka luajtur në 16 ndeshje , ku ka arritur të shënojë 2 gola dhe të dhurojë 2 asiste.

31-vjeçari e ka deklaruar edhe vetë se do të dëshironte të rikthehej në klubin e tij të zemrës në vendlindjen e tij, aty ku jeton aktualisht. Tashmë kjo dëshirë e tij është plotësuar, teksa do të presim vetëm zyrtarizimin.

Kujtojmë se mesfushori për të dytën herë ishte pezulluar nga bardheblute. Mes lojtarit dhe drejtuesve nuk u arrit “paqja” dhe kanë vendosur të ndajnë rrugët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga