
Besa e Kavajës vazhdon të jetë mjaft aktive në merkato. Ekipi verdhezi ka bërë një tjetër afrim ditën e sotme.
Sipas “Futbolli në Shqipëri” ekipi Kavajas ka arritur marrëveshjen me qendërmbrojtësin 23-vjeçar Florent Berisha. Mbrojtësi ka firmosur me Besën një kontratë 2-vjeçare dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
Kujtojmë që më parë Berisha është aktivizuar në Gjermani me moshat e Bilefeld dhe ekipin e parë të Lippstadt, Lotte dhe Oberneuland. Teksa së fundmi ka qenë pjesë e Ettelbruck në Luksemburg.
Poll