E kishin pjesë të ekipit për disa kohë, klubi spanjoll reagon mbi vdekjen e Raphael Dwamenas
Shkruar nga NEWSPORT
Futbolli shqiptarë u godit ditën e sotme nga një tragjedi. Sulmuesi i Egnatias, Raphael Dwamena ka ndërruar jetë, teksa në sfidën mes Egnatias dhe Partizanit ra pa ndjenja në fushën e lojës. Kapiteni i rrogozhinasve nuk ia ka dalë dot të mbijetojë, duke ndërruar jetë rrugës për në spital.
Për këtë ngjarje të rëndë dhe tragjike ka reaguar edhe një nga klubet ku Dwamena ka luajtur në karrierën e tij, spanjollët e Levantes.
“Në emër të #LevanteUD, dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona të thella për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit tonë, Raphael Dwamena. Ne jemi me familjen dhe të dashurit e tij në këtë moment të vështirë. Trashëgimia e tij në klubin tonë do të jetojë përgjithmonë”, shkruan klubi spanjoll në Instagram