
Eni Imami do jetë largimi i radhës te Vllaznia.
Ndeshja e së enjtes përballë AEL Limmasol mund të jetë e fundit për të me fanellën shkodrane.
Dhe në rast kualifikimi, Dinamo e dëshiron Imamin në ekip për tu përgatitur për sezonin e ri futbollistik e vështirë se do ta linte ende pjesë të shkodranëve.
Gjithsesi kuqeblutë kanë nisur punën për të gjetur pasuesin e tij.
Mesa duket ai do jetë senegalezi, Falloi Diagne, me ish-mbrojtësin e Metz në Francë që ka bindur drejtuesit e Vllaznisë.
Poll