Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

RIO 2016

E jashtëzakonshme/ Fitoi medalje të artë tani rrezikon ta vrasin pas rikthimit në vendlindje

Shkruar nga NEWSPORT
E jashtëzakonshme/ Fitoi medalje të artë tani rrezikon ta vrasin

Fundi i Lojërave Olimpike e ka sjellë një vaki të çuditshme. Atleti që fitoi Medalje të Argjendtë, Feyisa Lilesa, ka paralajmëruar se mund të vritet ose të burgoset posa të kthehet në vendlindje. Kjo pasi në fund të garës, Lilesa ka protestuar kundër Qeverisë së Etiopisë. Ai lutet që të mos i grabiten dy fëmijët dhe bashkëshortja e tij.

“Mendoj se vërtet mund të vritem apo të burgosem kur të kthehem në vendlindjen time pas këtij gjesti që e bëra në Olimpiadë”, u shpreh fillimisht Lilesa. Ndryshe atleti afrikan tha se frikësohet se mund t’i ndodhë diçka edhe anëtarëve të tjerë të familjes së tij. “Më shqetëson shumë fakti rreth familjes sime. Atje kam gruan dhe dy fëmijët e mi dhe ata mund të rrëmbehen pas këtij gjesti që bëra”, deklaroi Lilesa. 26-vjeçari ka kërkuar që të mos kthehet në vendlindjen e tij por të qëndrojë në Brazil. Ky i fundit sheh si mundësi të mirë jetese SHBA-në, në varësi të faktit se ku mund të marrë një vizë për të qëndruar. Tani mbetet për tu parë se si do të shkoj fati i tij.

Tags:

RIO 2016

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga