Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

RIO 2016

Lajmi i fundit/ Nejmar nuk pranon ndjesën e tifozëve: Nuk do të jem më...

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Nejmar nuk pranon ndjesën e tifozëve: Nuk do të

Nejmar ishte protagonist absolut në finalen e Olimpiadës së djeshme me Brazilin që fitoi medaljen e artë përballë Gjermanisë, ndërsa në fund shpërtheu në lot gëzimi dhe çlirimi pas gjithë kritikave që kishte marrë në sfidat e para të turneut nga ana e tifozëve të tij. Por, pavarësisht ndjesës që tifozët kanë shprehur për "yllin" e Barçës, sulmuesi tashmë ka marrë një vendim të rëndësishëm.

"Na kanë kritikuar shumë, por i jemi përgjigjur të gjithëve me rezultate. Kam folur së fundmi me familjen time dhe kam marrë vendimin që të mos jem më kapiteni i Brazilit. Nga sot nuk do ta mbaj më shiritin!", deklaroi Nejmar pas takimit kundër Gjermanisë ditën e djeshme. Një vendim që ka shokuar jo pak tifozët e Brazilit të cilët janë ndjerë më në faj se kurrë për akuzat dhe kritikat e forta ndaj idhullit të tyre.

Tags:

RIO 2016

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga