
Majlinda Kelmendi është sportistja e parë që u nderua me medalje ari në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, ndërsa Kosova nuk do të ndalet me kaq për sa iu përket triumfeve. Medalistja e dytë është Kosovare Asllani. Sportistja që aktivizohet me kombëtaren suedeze në futboll arriti që të kualifikohej në finale të Lojërave Olimpike duke eliminuar brazilin në gjysmëfinale.
“Ne ia dolëm. Jemi në finale. Finalja olimpike historike”, shkroi futbollistja në faqen e saj në “instagram”, pasi eliminuan Brazilin me penallti. Lojtarja në fjalë e humbi 11-metërshin, megjithatë, skuadra e saj u kualifikua më tej, duke pasur në “xhep” minimalisht medaljen e argjendtë.
Poll