Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

RIO 2016

Briken Calja barazon rekordin e Ilir Sulit në Lojërat Olimpike

Shkruar nga NEWSPORT
Briken Calja barazon rekordin e Ilir Sulit në Lojërat Olimpike

Në Lojërat Olimpike Shqipëria arriti rezultatin më të mirë me Briken Caljan këtë vit, duke kapur vendin e gjashtë në peshëngritje në stilin dygarësh për peshën 69 kilogramë. Por, statistikisht Calja e gjen veten në vendin e pestë. Kështu, ai barazon Ilir Sulin, i cili në Lojërat Olimpike “Sidney 2000” u rendit i pesti.

Calja arrin të ngrihet në një pozicion, sepse peshëngritësi nga Krigistani, Izat Artikov, rezultoi pozitiv në testin antidoping. Ai siguroi medaljen e bornztë, por pas rezultateve të testeve u detyrua që t’ia dorëzojë medaljen vendit të katërt, kolumbianit Luis Moskuera Mosani.

Calja është ndier i emocionuar pasi është njohur me këtë lajm, i cili tashmë është fakt, duke u shprehur menjëherë në rrjetet sociale: “Faleminderit Zot.. i 5 ne Lojërat Olimpike. Një rezultat Historik !!!”

Tags:

RIO 2016

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga