Fituesi i medaljes së argjendit në Lojërat Olimpike në Rio në sportin e hedhjes së diskut, Piotr Malachowski, ka vendosur që të nxjerrë në ankand medaljen e fituar. Arsyeja pse atleti e ka bërë një gjë të tillë është mjaft e thjeshtë, por mbi të gjitha një gjest human.
Pas apelit të bërë nga një nënë për të shpëtuar fëmijën e saj që ka tumor në sy, Malachowski ka vendosur që t'i përgjigjet menjëherë. Vendimi i tij ka qenë që të nxjerrë në ankand medaljen e fituar një javë më parë në olimpiadë dhe paratë të shkojnë për shërimin e vogëlushit 3-vjeçar, Olek.
Poll