Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

RIO 2016

E rrallë/ Vozitësi me një mushkëri merr medaljen e artë në Rio

Shkruar nga NEWSPORT
E rrallë/ Vozitësi me një mushkëri merr medaljen e artë

Nuk kanë të ndalur ngjarjet e veçanta e për më tepër të rralla në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Vozitësi Santiago Lange nga Argjentina, i cili në moshën 54-vjeçare u detyrua të heqë një mushkëri për shkak të një sëmundjeje të rëndë, ka arritur që gjatë Lojërave Olimnpike të fitojë medalje të artë.

Argjentinasi së bashku me partneren e tij në lundrim, Cecilia Carranza Saroli arritën që të dalin të parët në Nacra 17 Mixed Multihull në garën e zhvilluar ditën e martë. Përpos faktit se Lange është me një mushkëri, mosha e tij është më e madhja se sportistët e tjerë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike të Rio de Janerios.

“Kjo mund të ndihmojë shumë njerëz të cilët kanë kaluar atë që kalova unë. Por unë dua të fokusohem në atë që arritëm si atletë. Sëmundja nuk ka të bëjë fare, ishte thjesht një gur në rrugën tonë. U fiksova të vija i përgatitur në Rio dhe ja arritëm”, tha Lange për “CNN”.

Tags:

RIO 2016

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga