
Zbardhet skandali i parë në "Rio 2016" për sa i përket përdorimit të substancave të ndaluara.
Peshëngritësi nga Kirgistani, Isat Artikov, i cili fitoi medaljen e bronxtë në peshën deri në 69 kg ka dalë pozitiv pas analizave të anti-dopingut. Ai kishte përdorur substancën e ndaluar " Strychnin", që njihet për përdorimin si helm miu.
E çuditshme, por e vërtetë! Ndërkohë që peshëngritësi Artikov është pezulluar nga Lojërat Olimpike dhe i është hequr medalja e fituar, duke i kaluar kolumbianit Luis Havier Moskeras.
Poll