Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

RIO 2016

Brazili kampion Olimpik, tifozët i kërkojnë falje Nejmarit

Shkruar nga NEWSPORT
Brazili kampion Olimpik, tifozët i kërkojnë falje Nejmarit

Kombëtarja e futbollit të Brazilit për meshkuj është shpallur dje Kampione Olimpike, pasi mundi në finale Gjermaninë falë gjuajtjeve të 11-metërshave (5-4). Takimi përfundoi 1-1, ndërsa personazh absolut për të zotët e shtëpisë ishte Nejmar. Kapiteni i Brazilit shënoi një super-gol me goditje dënimi, ndërsa në gjuajtjet e 11-metërshave ekzekutoi penalltinë vendimtare që i dha edhe fitoren ekipit të tij.

Pas shënimit të golit, "ylli" i Barcelonës nuk mundi të mbante dot lotët e gëzimit, ndërsa tifozët brazilianë e kanë përshëndetur dhe duartrokitur gjatë. Një shenjë mirënjohjeje për fitoren e djeshme, por edhe një mesazh ndjese për Nejmar nga ana e fansave brazilianë. Në ndeshjet e para të Olimpiadës, sulmuesi u "kryqëzua" nga tifozët për paraqitjet e tij të dobëta në fushë aq sa fansat vendas deklaronin në rrjetet sociale se do të ishte më mirë që vendin e kapitenit ta zinte Marta, lojtarja e Kombëtares së femrave të Brazilit.

Gjithsesi, këto polemika janë shuar dje dhe Nejmar iu dha përgjigje të gjithë skeptikëve për paraqitjet e tij me një super-ndeshje ndaj Gjermanisë.

[gallery columns="1" size="full" ids="28620"]

Modifikimi i fanellës tallëse të tifozëve brazilianë ndaj Nejmarit. Emri i futbollistes Marta është fshirë dhe sërish vëmendjen e ka marrë "ylli" i Barcelonës

Tags:

RIO 2016

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga