
Një femër nga Irani ka arritur të fitojë një Medalje Olimpike. Për herë të parë, Kimia Alizadeh Zenoorin ka fituar medaljen e bronztë në taekëondo në kategorinë deri në 57 kilogramë. Ish-kampionijna e botës për të rinj, 18 vjeçarja Zenoorin është ulur përtokë dhe ka puthur dyshemenë pasi arriti të mposhtë Nikita Glasanoviqin e Suedisë me rezulatin 5-1.
“Jam shumë e lumtur për vajzat iraniane pasi është medalja e parë për ne dhe shpresoj që në Lojërat Olimpike të ardhshme të fitojmë të artën. Jam shumë e emocionuar dhe dua të falënderoj prindërit e mi dhe trajnerin tim. Ata kanë qëndruar prapa meje dhe jam shumë e lumtur”, ka thënë Zenoorin.
Poll