
Sportingu i Lisbonës ka arritur një marrëveshje, ndër më të bukurat e historisë së futbollit. Ai ka blerë një 5-vjeçar që vuan nga kanceri. Klubi ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë, me tifozin special të tyre, Franciscon. 5-vjeçari ka nënshkruar një kontratë të vërtetë dhe gjithashtu ka udhëtuar me ekipin për ndeshjen e parë përgatitore për këtë sezon, ndaj Lyon-it. Një gjest fisnik ky nga klubi portugez, që u frymëzua nga guximi me të cilin djaloshi po përballon sëmundjen.
“Kishim kënaqësinë të nënshkruanim me Franciscon. Puna e tij është që të godasë topin e parë në ndeshjen e parë të këtij sezoni”, tha Presidenti Bruno de Carvalho.
Në këtë mënyrë, vogëlushi realizoi ëndrrën e tij, pasi doli në fushë së bashku me ekipin para 30 mijë tifozëve në stadium.