Xhami i avionit që po udhëtonte ekipi i Ballkanit drejt Prishtinës ishte i plasaritur dhe kjo solli panik pasi udhëtimi mund të ishte fatal. Fati i mirë që çdo gjë u rakordua në kohë rekord dhe piloti i avionit mundësoj që të bëhej një kthim i detyruar në pistën e Pragës.
Pas shumë orësh pritje dhe stres ekipi u rinis në mëngjesin e sotëm dhe falë zotit çdo ka shkuar për mrekulli. Stafi drejtues dhe lojtarët kanë mbërritur shëndosh e mirë në Kosovë. Klubi i Ballkanit me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur që avioni sëbashku me lotarët kanë mbërritur në Prishtinë.
Njoftimi zyrtar i klubit:
Pas një ndodhie mbrëmë kur u nisëm për Kosovë, ende pa e kaluar shtetin e Çekisë, dritarja e aeroplanit kishte filluar të plasaritej. Kjo ngjarje mund të përfundonte me fatalitet, por fal Zotit sot mbërrijtëm shëndosh e mirë në Prishtinë.
Ju falenderojmë përzemërsisht të gjithë komunitetin e mediave që ju mbajtën të informuar për gjithqka dhe tifozëve shqiptar për përkrahjen dhe mesazhet e panumërta.