
Merkato e verës pritet të jetë e nxehtë për Elseid Hysaj. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk po gjen vazhdimësinë te skuadra e Napolit dhe largimi shihet si opsioni më i mirë për të. Chelsea thuhet se është skuadra më e ndjekur, por një largim i mundshëm i Maurizio Sarrit do të zbehte jo pak shpresat e shkodranit.
Megjithatë, Londra nuk është pista e vetme për Hysaj, pasi interes për të kanë shfaqur edhe skuadrat italiane, e konkretisht Inter e Lazio. Dy skuadrat e mëdha të Seria A po studiojnë me kujdes situatën e mbrojtësit te Napoli dhe nuk është çudi të nisin ofensiven për të. Por, mediumet napoletane shkojnë më tej, ku pohojnë se për Hysaj interes ka pasur edhe nga Kina.
Kampionati aziatik është kthyer në një kampionat mjaft të fortë, ku shifrat stratosferike që offrojnë i tundojnë të gjithë. I fundit në radhë ishte Marek Hamsik dhe Hysaj pritet të ndjek hapat e ish-shokut të skuadrës.