
Pak ditë më parë Orges Shehi dhe Tirana rinovuar mes tyre kontratën. Trajneri durrsak vendosi që pavarësisht ofertave të tjera që kishte në tavolinë të vazhdonte edhe për një seon tjetër te bardheblutë. Me kontratën e re, Shehi u bë edhe trajneri më i paguar në Superiore, ku do të fitojë mbi 100 milionë lekë në sezon si dhe më jetëgjati në stolin kryeqytetas.
Por pavarësisht rinovimit dhe zgjatjes së kontratës, duket se sërish durrsaku ka përfunduar në qendër të merkatos. Këtë herë është një klub nga Azerbajxhani që tenton të “rrëmbejë” Shehin nga stoli i kryeqytetasve. Sipas mediave azerë bëhet me dije se durrsaku ka marë ofertë nga një klub që luan në Ligën e Parë Azerë.
Mediat azere shkojnë më tej, teksa theksojnë se skuadra që mund t’i ketë bërë ofertë Shehit është Qarabaku, ku luan edhe sulmuesi kurbinas, Redon Xhixha. Dyshja mund të ribashkohen sërish për të arritur rezultate. Gjithësesi mbetet të presim per të mësuar se çfarë do të ndodhë me Shehin dhe si do të shkojë marrëdhënia me bardheblutë.