Albi Alla nuk do të jetë më pjesë e Flamurtarit. Qendërmbrojtësi i njohur ka dhënë fund aventurës me vlonjatët teksa ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Futbollisti që u afrua te kuqezinjtë me bujë, tashmë ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin vlonjat. Ai falënderon të gjithë shokët e skuadrës ku shkruan: “Që sot nuk do jem më pjesë e Flamurtarit. Falënderoj çunat e ekipit për këto 6 muaj të kaluara në mënyrë të shkëlqyeshme së bashku, një grup shumë i fortë që do e mbaj mend gjatë.
Falënderoj drejtuesit e klubit për mirëkuptimin dhe presidentin Sinan Idrizin për mbështetjen e tij në lidhje që karriera ime futbollistike të ecë sa më përpara, duke mos më krijuar asnjë lloj pengese. Do iu jem gjithmonë mirënjohës qytetit të Vlorës dhe flotës kuqezi. Me respekt Albi Alla”, përfundon ai.
