Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E BUJSHME/ Presidenti i Erzenit jep lajmin e shumëpritur, shijakasit së shpejti me Kompleks dhe stadium të ri

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Presidenti i Erzenit jep lajmin e shumëpritur, shijakasit

Presidenti i Erzenit Julian Balla ka dhënë lajmin, që tifozët shijakas presin prej kohësh. Shumë shpejt klubi do të fillojë ndërtimin e një kompleksi, tha në fjalën e tij për “Ora Sport” numri 1 i shijakasve.

Kompleksi do të mbajë stadiumin me rreth 4 mijë vende, 2 fusha stërvitore dhe hoteli ku do akomodohen lojtarët. Çështja e dokumentacionit pritet të zgjidhet për punë ditësh.

Kështu ndeshjet në shtëpi, do të jetë mundësia të organizohen në Shijak. Kujtojmë se Erzeni ndodhet prej 2 sezonesh në Superiore. Investimet në ekip nuk kanë munguar, por çështja e stadiumit është kthyer në problem.

Sezonin e kaluar Erzeni luajti në “Niko Dovana”, ndërsa tashmë luan si pritës te “Demrozi Stadium” në Rrogozhinë. Tifozët do të ishin gjithashtu të “fituar”, pasi kanë ditur si ta mbështesin të shumtë klubin. Në Shijak do të krijonin po ashtu atmosferë të rrallë për futbollin shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga