
Juventus po mendon për ristrukturimin e bordit teknik që do të duhet të ndërtojë Juventusin 2023/24 në të cilën ndoshta do të ketë më pak kampionë dhe më shumë lojtarë të rinj për t'u përmirësuar.
Ricky Massara dhe Geoffrey Moncada janë në pole-position deri tani, raporton Tuttosport. Partneri i Paolo Maldinit, Massara, dhe shefi i skautizmit të Milanit, Moncada, duket se janë afër lamtumirës me kuqezinjtë në fund të sezonit teksa ndjenja me pronarët e rinj po zbehet.
Massara duket më afër ndërsa për Moncadan deri tani janë vetëm fjalë në mediat italiane. I pari do të vijojë të njëjtën detyrë që bën te Milani ku është i fokusuar në tregun e jashtëm, kryesisht atë francez. Drejtori i bardhezinjve, Cherubini, është i pezulluar momentalisht pas dënimit nga Gjykata Federale dhe Massara mund të thirret për të marrë detyrën e tij të plotë deri në kthimin e tij.