Ka ndodhur ajo që nuk pritej. Jahmir Hyka do të lërë nesër Zvicrën për të udhëtuar drejt Stambollit. Mediat turke kanë zbuluar prapaskenën që është finalizuar me akord. Sulmuesi i Luzernës pas tre golave në startin e kampionatit tani ka gjetur gjuhën e përbashkët për t’u transferuar në një kampionat tjetër. Kayserispor do të jetë skuadra e re e Hykës. Mediat turke e bëjnë fakt të kryer firmën mbi kontratë të cilën mesfushori me tipare sulmuese do të hedhë nesër pasi të kryej edhe vizitat mjekësore.
Kjo lëvizje erdhi në një moment tepër surprizues. Hyka mendohej që do të qëndronte në Zvicër për të pritur edhe një ftesë nga De Biasi por turqit e Kayserispor janë treguar më të shpejtë duke e bërë për vetë dhe ftuar në Stamboll. Mbeten për t’u përcaktuar detajet e kontratës por në Turqi janë të bindur se kjo histori përfundon nesër me firmë.
Mediat turke kanë zbuluar lajmin për transferimin e Hykës