Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E BUJSHME/ Dinamo shet lojtarin “kyç”, Ilir Daja miraton transferimin më të shtrenjtë në Kosovë

Shkruar nga NEWSPORT

Denisson Silva nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e Dinamos, pasi Ballkani ka paguar për kartonin e tij 100 mijë euro. Kjo shifër bën që braziliani të jetë afrimi më i shtrenjtë nga klubet e Kosovës.

Dhuratë kjo për Ilir Dajën, që shton forcat e sulmit me tjetër sulmues pas huazimit të Meriton Korenicës nga Manisa. Denisson ishte titullar në ndeshjen që Dinamo fitoi sot 3 me 2 ndaj Kukësit. 26-vjeçari madje gjeti dhe rrugën e rrjetës.

Për transferimin e Denisson nga raportuar Arlind Sadiku nga Kosova. Marrëveshja është arritur për shkak dhe të marrëdhënieve të mira mes presidentit të Ballkanit Arsim Kabashi dhe drejtorit të Dinamos Haris Fakic.

Pritet të shihet lëvizja e radhës te Dinamo, pasi është larguar një lojtar “kyç” për trajnerin Dritan Mehmeti. Kujtojmë se Denisson ka luajtur çdo ndeshje titullar në Superiore.

[caption id="attachment_721497" align="alignnone" width="750"]Denisson Denisson[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga