Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E ardhmja e Orges SHEHIT te Tirana është në pikëpyetje, 45-vjeçari ka dy kushte për rinovimin

Shkruar nga NEWSPORT
E ardhmja e Orges SHEHIT te Tirana është në pikëpyetje,

Tirana këtë sezon ka një kundërshtarë të fortë për titullin kampion. Bardheblutë janë “dhëmb për dhëmb” me Partizanin, teksa pas 27 javësh bashkëkryesojnë me nga 47 pikë.

Por përveç se skuadraa është e përqendruar për të arritur objektivat, një çështje është edhe e ardhmja e trajnerit Orges Shehi.  Kontrata aktuale e timonierit durrsak i përfundon në fund të këtij sezonit, teksa për Shehin ofertat nuk munguan në fillim të këtij sezoni.

Te Tirana janë në “dilemë” për të ardhmen e 45-vjeçarit, pasi edhe vetë trajneri herë pas here nëpër intervista kur është pyetur ka theksuar se diçka të tillë do ta diskutojnë në fund të sezonit.

Por gjithsesi rinovimi i Shehit me bardheblutë duket se duhet të kalojë nëpër dy pengesa. I pari dhe më i rëndësishmi është titulli kampion. Ndërsa e dyta ka të bëjë me skuadrën.  Këtë sezon nga radhët e bardhebluve janë larguar disa lojtarë titullarë duke bërë që boshti i skuadrës të prishet dhe ekipi të ketë edhe luhajte në rezultate. Diçka të tillë Shehi nuk e dëshiron.

Kujtojmë se Shehi është trajneri rekord i bardhebluve me më shumë ndeshje në stolin e skuadrës. Aktualisht 45-vjeçari drejtuar Tiranën në 98 takime, ku ka marrë 55 fitore, 19 barazime dhe 24 humbje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga