
Mesfushori i Portugalisë, Renato Sançez, do të futet në historinë e finaleve të Europianit në ditën e sotme. Blerja më e re e Bajernit do të bëhet sot lojtari më i ri që ka marrë pjesë në një finale Europiani, duke qënë se trajneri Santos i ka besuar një vend një formacionin titullar.
Disa ditë më parë një lajm shokues qarkulloi nëpër media duke aluduar se mesfushori portugez nuk ishte në të vërtetë 18 vjeç, por 24. Lajmi u hodh shumë shpejt poshtë pasi materniteti ku Sançez ka lindur tregoi dokumentacionin nga arkivi, dhe për ata që mund të kenë pasur ende ndonjë dyshim, çdo gjë qartësohet sot teksa në historinë e finaleve të Europianit do të shënohet emri i Sançez si lojtari më i ri që ka luajtur në një finale.