Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dy 'vijnë' dhe dy 'ikin', Ivan Gvozdenovic “qan e qesh” para Teutës

Shkruar nga NEWSPORT
Dy 'vijnë' dhe dy 'ikin', Ivan Gvozdenovic “qan e

Skënderbeu menjëherë pas fitores spektakolare me Tiranën në kampionat e ka ktheyr fokusin te sfida e radhës në Superiore. Korçarët do të udhëtojnë në “Niko Dovana” për të sfiduar Teutën në kuadër të javës së 22-të të Superiores.

Takim ky që do të luhet ditën e shtunë në orën 17:00 dhe ku “Ujqërit e Dëborës” do të tentojnë një tjetër 3 pikësh për të tentuar një vend në “Final – Four”. Për këtë përballje IvanGvozdenovic “qan e qesh”.

Trajneri serb do të ketë dy rikthime të rëndësishme, por ndërkohë do të mungojnë dy të tjerë. Rikthehen nga pezullimi Ramos dhe Rabiu, të cilët do të mund të japin kontributin e tyre ndaj durrsakëve.

Ndërkohë nga ana tjetër , Gvozdenovic do të duhet të bëjë llogaritë pa Marko Alian dhe Klevis Shaqe. Të dy do të mungojnë po për shkak kartonës, pasi kanë plotësuar numrin 4 të tyre. timonieri i bardhekuve do të duhet të “arnojë” formacionin ndaj “djemve të detit”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga