Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dy titullarë të DINAMOS, DEDE nuk kursen ish-skuadrën

Shkruar nga NEWSPORT
Dy titullarë të DINAMOS, DEDE nuk kursen ish-skuadrën

Ditën e djeshme Nevil Dede u zyrtarizu te Elbasani. Timonieri kryeqytetas ka marë kështu në dorë “frenat” e skuadrës që sezonin e ri do të luajnë në Kategorinë e Parë.

Dede nuk ka kohë për të humbur dhe ka nisur të mendojë për afrimet që do t’i duhen për të ndërtuar një grup interesant për të tentuar Superioren. Në “radarin” e trajnerit kanë rënë dy lojtarët e Dinamos.

Bëhet fjalë për Taulant Markun dhe Dikson. Sulmuesi premton gola dhe për Deden është shumë e rëndësishme të ketë në skuadër një lojtar me eksperiencë dhe që mund të marrë përsipër fatet e elbasanasve. Ndërkohë nga krahu tjetër me eksperiencën e tij Dikson do t’i dhuronte qetësi “nëndetëses” në një sezon që pritet të jetë i gjatë dhe i luftuar.

Por jo vetëm kaq, në Elbasan kërkojnë që të shkruajnë historinë duke prekur edhe Superioren, pasi në dy vite bënë të mundur ngjitjen e skuadrës nga Kategoria e Tretë në të Parën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga