
Franca vijon të ketë probleme me gatishmërinë e lojtarëve, probleme që kanë filluar pa nisur akoma Botërori ku mungesat e yjeve ishin të shumta. Shtatë lojtarë janë rikuperuar në kohë rekord nga virusi i devesë që kapi këtë javë “Gjelat” dhe kjo ishte një çlirim i madh për trajnerin Deschamps.
Mirëpo, nuk do zgjaste shumë pasi në stërvitjen e sotme, sulmuesi kryesorë Olivier Giroud pësoi një dëmtim në gjuhë që rrezikon seriozisht ndeshjen e nesërme. Nga lojtarët që i shpëtuan virusit, mbrojtësi Varane vuan akoma pasojat dhe sot është stërvitur i diferencuar. Mungesa e tij në qendër të mbrojtjes mund të jetë një lajm shumë i keq për Francën.
Duke parë këto mundësi, tekniku francez nuk dëshiron t’ja lërë fatit në dorë dhe ka nisur punën për formacionin titullar nëse dyshja nuk ja del. Vendin e Giroud e merr Thuram, i cili spostohet majtas për të lënë si “9-sh” fals Mbappen ndërsa për Varane, i gatshëm është Dayot Upamecano.
Formacioni i Mundshëm:
FRANCA (4-2-3-1) – Lloris; Kounde, Konate, Upamecano, Theo; Tchouameni, Rabiot; Dembele, Griezmann, Thuram; Mbappe
Trajner: Dider Deschamps