Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dy sfida në kryeqytet dhe një në Korçë, “luftë” mes ekipeve për “Final – Four” (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Dy sfida në kryeqytet dhe një në Korçë,

Ditën e sotme do të luhen 3 takimet e tjera të Superiores, të cilat janë të vlefshme për javën e 10-të të kampionatit. Një përballje do të luhet në orën 14:00, ndërsa dy të tjera në orën 17:00.

Gjithçka do të nisë me derbin mes Tiranës dhe Dinamos, përballje që do të luhet në “Selman Stërmasi” duke nisur që nga ora 14:00. Si bardheblutë ashtu edhe “Blutë” do të tentojnë rikthimin te fitorja, teksa vijnë pas dy humbjeve rresht në kampionat. Ekipi i Julian Ahmataj tenton 3 pikët për të qëndruar në “Final – Four”, kurse Dritan Mehmeti dhe djemtë e tij tentojnë triumfin për mbijetesën.

Ndërkohë në orën 17:00 do të luhet sërish në Tiranë. Teuta dhe Partizani përplasin “brirët” në “Arenën e Demave” me durrsakët që janë pritës në këtë përballje. Një ndeshje ku demat do të kërkojnë fitoren e 4-të rresht, ndërsa “Djemtë e Detit” për të lënë zonën e ftohtë.

Paralelisht do të luhet edhe në Korçë, ku Skënderbeu pret Egnatian. Rrogozhinasit vijnë si kryeses dhe dëshirojnë një tjetër triumf për të qenë ata sërish lider në Superiore, teksa korçarët tentojnë rikthimin te fitorja e cila iu mungon prej dy ndeshjesh. Gjithashtu synojnë 3 pikët në shtëpi për të qenë sërish pjesë e “Final – Four”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga