Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dy mungesa dhe dyshime për sulmin, Qatip Osmani kërkon fitoren ndaj Laçit

Shkruar nga NEWSPORT
Dy mungesa dhe dyshime për sulmin, Qatip Osmani kërkon fitoren ndaj

Vllaznia nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, ku prej 3 javësh nuk e njeh fitoren. Rezultate këto që i kanë zbitur kuqeblutë në vendin e 8-të në tabelën e renditjes.

Sfida e radhës për shkoadranët është ndaj Laçit në “Loro Boriçi”, takim që do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 17:00. Një duel ku fitorja është detyrim, por për vendasit nuk do të jetë aspak e lehtë.

Qatip Osmani do të ketë dy mungesa të rëndësishme ndaj kurbinasve. Bekim Balaj dhe Esat Mala nuk do të mund të japin kontributin e tyre në këtë përballje. Kapiteni ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhe, ndërsa mesfushori prej 3 javësh është i dëmtuar.

Ndërkohë sa i takon formacionit që mund të hedhë në fushën e lojës, ish-timonieri i Shkëndijës së Tetovës ka dilema sulmin. Gomesh dhe Gruda janë në balotazh mes tyre për një fanelë titullari dhe Osmani do të vendosë ditën e nesërme se cili do të startojë sfidën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga