Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dy derbi rradhazi, Abilaliaj ngre alarmin te Partizani: Tre lojtarë të operuar, kemi 8 dëmtime

Shkruar nga NEWSPORT
Dy derbi rradhazi, Abilaliaj ngre alarmin te Partizani: Tre lojtarë të

Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj doli në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të sfidës me Dinamon, nesër në orën 17:00 në ‘Arenën e Demave’ për javën e 14-të të Superiores. Timonieri i të kuqve sqaron situatën e dëmtimeve në skuadër. Preka e Hoxha u operuan dhe drejt kësaj rruge është edhe Bytyçi, ndërsa të tjerë si Sota, Atanaskoski e Çela nuk janë stërvitur me grupin.

Keni kujtime me Dinamon, si ish-lojtar, ku në një ndeshje të vitit 2008 humbët titullin. Sa i druheni dinamovitëve?

Dinamo është emër i madh, klub i madh, fanellë e rëndësishme e futbollit shqiptar sepse ka fituar disa tituj kështu që normalisht për historinë që kanë janë mëse të respektueshëm.

Dy sfida derbi brenda javës. A është i përgatitur Partizani për këtë situatë, lidhur këtu dhe me dëmtimet që po kalon?

Kohë e gjatë që u mësuam me dëmtimet. Nga i pari te i fundit, futbollistët janë të gatshëm. 2 ndeshje shumë të rëndësishme, që konsolidojnë më shumë lojën tonë dhe psikologjinë, që në momentin që marrim pikë të plota është një bonus i jashtëzakonshëm si nga ana e pikëve dhe psikologjike. Të gjithë futbollistët janë të gatshëm të përballojnë të dyja ndeshjet.

Cilat ndryshime priten nga Partizani nesër dhe me kë do mbështeteni në qendrat e mbrojtjes?

Nuk e kemi vendosur këtë gjë. Pak ditë kemi pasur mundësi të punojmë, në mos gabojmë dita e dytë. Do i japim një dorë të fundit përgatitjeve, si është gjendja e 2-3 futbollistëve të tjerë për shkak dhe të minutazhit që kanë pasur. Për momentin kemi 2-3 variacione por asgjë nuk është e vendosur përsa i përket qendrave të mbrojtjes. Pjesa tjetër e ekipit besoj është e konsoliduar tashmë.

Aktualisht Partizani po vuan dëmtimet. Klubi ka përcjellë përmes rrjeteve sociale se mungesat e vetme në stërvitje janë Hoxha, Bytyçi dhe Preka. Kocijan dhe Grezda janë afrime të verës, që nuk ndodheshin në rezerva me Egnatian. Si është situata me ato?

Me pjesën tjetër nuk stërviten as Sota, as Atanaskoski, as mos gaboj dhe Çela. Këto janë në fazë rikuperimi, nuk janë pak, në mos gaboj 7-8. Kurse dihet, Preka ka bërë ndërhyrje kirurgjikale bashkë me Alban Hoxhën. Bytyçi pritet gjithashtu, kështu këto janë dëmtime të rënda. Të gjithë të tjerët që nuk stërviten me ekipin dhe I përmenda më lart, po mundohen të bëhen gati për ndeshjen e radhës.

Në konferencën e shkuar, një prej pyetjeve ishte nëse do kishte ndryshime përveç Hoxhës së operuar. Përgjigjia ishte jo, por Buxhelaj si alternativë e vetme natyrale në krahun e majtë perveç Atanaskoskit u zëvendësua nga Sembene. Çfarë po ndodh me Buxhelajn?

Ka qenë çështje teknike, mos gabohem. Kishim 2 futbollistë me U21, Buxhelaj luajti që nga fillimi 27 minuta dhe nuk mund të luante ndeshjen tjetër direkt në Rrogozhinë. Duke pasur parasysh dhe rrethanat si ishte ndeshja, nuk kishte rregullore të qartë. Kështu jo se të gënjeva.

Mehmeti dhe Maguette, por dhe Atanaskoski me Muratajn rrezikojnë derbin me Tiranen, nëse ndëshkohen nesër me karton. Do luajnë me Dinamon duke injoruar Tiranën, apo i keni këshilluar të jenë të kujdesshëm?

Nuk kemi luksin të injorojmë askënd, nuk luajmë futboll vetëm për derbin me Tiranën, Dinamon apo kushdo. Luajmë çdo 3 ditë për të vlerësuar çdo kundërshtar, për të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme, për të implementuar idetë. Kështu nuk është opsion asnjëra. Janë futbollistë që përgatiten për çdo moment. Është fakt ai, nuk kemi çfarë të bëjmë. Të gjithë futbollistët do të luajnë 200 përqind, jo 100.

Sa pritet të mungojnë Bytyçi dhe Preka?

Të them të drejtën, për Prekën është bërë operimi para 2 ditësh, nëse gjithçka shkon si duhet duhet 6 deri 8 javë, kur për Bytyçin është akoma e panjohur. Është bërë një ekzamimin, por për ndërhyrjen nuk kemi informacion.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga