Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Duka për presidentin e Partizanit: Demin e kam mik, por derbi s'mund të luhet në Tiranë

Shkruar nga NEWSPORT
Duka për presidentin e Partizanit: Demin e kam mik, por derbi s'mund

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka folur dje në emisionin "Fair Play" edhe për marrëdhëniet e tij me presidentin e Partizanit, Gazmend Demin.

Ky i fundit nuk ishte prezent në darkën festive që organizoi FSHF-ja me rastin e festave të fundvitit, duke lënë të kuptohet se mes Dukës dhe Demi ka ndonjë "krisje" të marrëdhënieve.

Gjithsesi, Duka e hodhi poshtë një hamendësim të tillë duke pranuar: "Demin e kam mik. Madje kam më shumë miqësi me të, sesa me presidentët e tjerë të klubeve të Superligës.

Partizani nuk mund ta luajë derbin në Tiranë, sepse nuk e ka një stadium të vetin në kryeqytet. FSHF-ja nuk mund të detyrojë bashkinë që të lejojë të kuqtë të luajnë në 'Selman Stërmasi'. Do të donim të ndodhte e kundërta, por ja që nuk kemi ç'të bëjmë në këtë situatë", deklaroi Duka.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga