Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Duhej të shënonim golin e tretë", Edi Martini pas fitores me Tiranën: Do provojmë të kapim katërshen

Shkruar nga NEWSPORT
"Duhej të shënonim golin e tretë", Edi Martini pas

Ndeshja mes Tiranës dhe Teutës e vlefshme për javën e 29-të të Superiores u mbyll me fitoren e durrsakëve. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të “Djemve të Detit”. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Teutës, Edi Martini.

“Mua do më ikë vonë nga kujtesa eleminimi nga Kupa. Sot ishte ndeshje revanshi, por ekipi ishte i karikuar dhe mënyra si luajtën lojtarët ishte shumë e mirë. Normalisht ishim më të kujdesshëm në fundin e ndeshjes. Shumë herë kemi pësuar gola në fund këtë sezon. Sot u tërhoqëm shumë mbrapa, por duhet të shënonim edhe golin e tretë për të mbyllur gjithçka”, u shpreh fillimisht Martini.

Fituat se bllokuat mesfushën e Tiranës, apo ishte dëshira më e madhe?

“Unë me djemtë e kishim përgatitur ndeshjen dhe e çuam aty ku donim ne. E dërguam ndeshjen deri te topat e gjatë ashtu sipas planit. Dëshira e lojtarëve të mi ishte më e madhe se e atyre të Tiranës. Ledio Beqja mund të jeptë më shumë, por nuk është në formën e tij optimale. Gjithçka na shkoi mirë falë djemve.”

Sa % mendon se është i arritshëm vendi i katërt?

“Ne kemi një ndeshje të prapambetur me Dinamon që është shumë e rëndësisshme, drejt rrugës së katërshes. Ky kampionat është ngusht, me 1-2 fitore mund të shkosh lart përsëri. Më pëlqen dëshira e lojtarëve, do e provojmë edhe katërshen.”

Kë do zgjidhje mes kualifikimit në Kupë apo fitores së sotme në kampionat?

“Kupa më ka dhembur shumë, pasi do ishim me Kukësin në gjysmëfinale, mund të fitonim Kupën. Do ta ndërroja me kualifikimin e Kupës. Ne shpresojmë për katërshen, e kam thënë. Por si ka ardhur kampionati nuk është vetëm në dorën tonë. Duhet të gabojë kundërshtari dhe të fitojmë ne. Nuk e kemi merituar të jemi në këtë vend pasi kemi lënë shumë pikë rrugës. Me të gjithë me të cilët kam folur, kishin besim për ndeshjen e sotme. Ne jemi në rrugën e duhur, jemi pak vonë me rezultatet, por do ta tentojmë.”

Ndeshja Dinamo-Skënderbeu?

“Doja që mos të kishte fitues. Por mendoj se do të jetë një ndeshje që do i ketë të 3 rezultatet.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga