Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dueli me Skënderbeun, Partizani pa 3 titullarë në Korçë

Shkruar nga NEWSPORT
Dueli me Skënderbeun, Partizani pa 3 titullarë në

Partizani do të udhëtojë në Korçë për të sfiduar Skënderbeun në sfidën e javës së 7-të të Superiores. Ky takim do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 16:00. Një duel  ku demat do të kërkojnë një tjetër firore për të qëndruar në “Final-Four”.

Nga ana tjetër nuk do të jetë aspak e lehtë për Zoran Zekic, i cili pavarësisht kohës së gjatë që pati në dispozicion për të përgatitur ekipin, sërish do të ketë mungesa në këtë teransfertë. Janë plot 3 titullarë që nuk do të mund të jenë të gatshëm për të sfiduar korçarët e Ivan Gvozdenovic.

Andi Hadroj vazhdon të ketë probleme dhe ende nuk është rikuperuar, ndërkohë do të mungojë edhe Valentino Murataj, i cili pësoi një tërheqje të gradës së parë në sfidën me Dinamon. Gjithashtu do të mungojë edhe Arinaldo Rrapaj. Mesfushori ndjen dhimbje në kofshmë dhe e ka të pamundur të zbresë në fushë ditën e nesërme. Mungesa të rnëdësishme këto që i shtojnë “dhimbjet e kokës” kroatit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga