
Erzeni pret Kukësin në “Niko Dovana” ditën e shtunë ora 17:00 për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së 26-të të kampionatit shqiptar.
Një sfidë mjaft e rëndësishme për shijakasit që ndodhen në vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit dhe kërkojnë vetëm 3 pikët ndaj një rivali si Kukësi që i ndjek me 2 pikë më pak.
Por për Xhevahir Kapllanin gjithcxcka ëhstë bërë e vështirë, pasi përballet më një “mal” me mungesa. Infermieria e shijakasve është plot. Kadriu, Enck, Sadiki, Krasniqi, Asani, Troplini, Duka, Leao kanë probleme fizike. I fundit luajti vetëm pak minuta ndaj Egnatias, ndërsa të tjerët akoma nuk janë rikuperuar dhe në këto kushte Kapllani duhet të vazhdojë të “arnojë” formacionin ndaj verilindorëve.