Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dueli me Egnatian, Vllaznia nxjerr në shitje biletat

Shkruar nga NEWSPORT
Dueli me Egnatian, Vllaznia nxjerr në shitje biletat
Vllaznia do të luajë të mërkurën në orën 18:00 në “Loro Boriçi” ndaj Egnatias. Takim ky i vlefshëm për javën e 6-të të Superiores. Shkodranët do të kërkojnë një tjetër fitore për të qëndruar në zonë “Final-Four”. Për këtë sfidë, kuqeblutë kanë nxjerr në shitje edhe biletat. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kanë ftuar tifozët që të rezervojnë biletën dhe të bëhen pjesë e ndeshjes. “Çdo sfidë është unike dhe ka nevojë për ty! Rezervo vendin tënd në stadium dhe bëhu pjesë e ndeshjes: KF VLLAZNIA - KF EGNATIA ✅ Duke filuar nga sot, biletat mund ti gjeni: ➡️ Tek dyqani UNIVERSAL (Ora 09:00 – 20:00) ➡️ ONLINE në linkun: https://shop.vllaznia.al/biletat/ ✅ Nga nesër, Dt 26.09.2023 ➡️ Biletaria e Stadiumit (Ora 10:00 – 19:00) ➡️ Market VLLAZNIA – Tek Stacioni i Trenit”, thuhet në postimin e shkodranëve.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga