Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dueli i kreut me Egnatian, Keko bën me “dhimbje koke” Orges Shehin

Shkruar nga NEWSPORT
Dueli i kreut me Egnatian, Keko bën me “dhimbje koke” Orges

Partizani do të presë Egnatian ditën e shtunë në orën 17:00 në “Arenën e Demave” për të bërë mes tyre edhe llogaritë e javës së 22-të të Superiorës. Një duel mjaft i rëndësishëm për të kuqtë që do të synojnë të ngushtojnë diferencën me rrogozhinasit.

Një duel “titanësh” është cilësuar mes tyre, me Orges Shehin që ka nisur menjëherë nga puna për të përgatitur siç duhet skuadrën për Egnatian. Timonieri i të kuqve do të ketë dy rikthime të rëndësishme në skuadër. Adnard Mehmeti dhe Bintsouka i janë bashkuar skuadrës në stërvitje, me lojtarët që vijnë pas dëmtimeve.

Por nga ana tjetër Albers Keko bën me “dhimbje koke” trajnerin e kryeqytetasve. Sulmuesit ende nuk i ëhstë mbyllur plaga në këmbë, e cila i ëhstë shkaktuar nga këpucët. Keko nuk ishte pjesë e skuadrës ditën e djeshme, ndërsa pritet të mësoht më shumë për gatishmërinë e tij në ditët në vazhdim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga