
Interi do të presë Egnatian për të zhvilluar mes tyre një ndeshje miqësore përpara se ekipet të fokusohen te sfida e parë e kampionatit. Më 13 gusht rrogozhinasit e Edlir Tetovës do të vihen përballë emrave më të njohur të futbollit, teksa në stadiumin “Paolo Mazza” do të zbresin lojtarët e skuadrës shqiptare.
Një sfidë historike dhe mjaft e veçantë për Egnatian, teksa për të parë djemtë e Tetovës do të kushtojë 15.5 euro. Tribuna pas porte është enkas për tifozët shqiptarë dhe biletat do të kushtojnë 15.5 euro, ndërsa për tifozët nën 16-vjeç bileta do të kushtojë 11.5 euro.
Biletat në tribunën kryesore do të kushtojnë 37-të euro, ndërsa për personat nën 16-vjeç 21.5 euro, teksa tribuna përballë një biletat do të kushtojnë nga 19.5 euro deri në 32 euro.