Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Duele spektakolare në Superiore, luhet në aksin Kukës – Tiranë (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT

“Abissnet Superiore” vjen ditën e sotme me dy takime mjaft të luftuara, ku në fushë do të zbresin dy ekipet e kryeqytetit, Kukësi dhe Egnatia. E gjithë vëmendja e tifozëve do të jetë në aksin Kukës – Tiranë, takime këto të vlefshme për javën e 4-të të Superiores.

Fillimisht në “Kukës Arena” do të luhet sfida mes Kukësit dhe Tiranës duke startuar që në orën 16:00. Një duel mjaft delikat pasi të dyja ekipet kanë detyrim vetëm 3 pikët. Verilindorët ende nuk e kanë prvuar shijen e fitores dhe Stavri Nica do të synojë që në sfidën e sotme të triumfojë para syve të tifozëve kuksianë. Ndërkohë bardheblutë nga ana tjetër vijnë si kryeses me 7 pikë pas 3 ndeshjesh dhe në “Kukës Arena” duan një tjetër 3 pikësh për të mos rrezikuar vendin e parë në klasifikim.

Derbi luhe tnë distancë dhe në orën 18:30 do të jetë radha e Partizanit për të kërkuar 3 pikët, teksa përballë do të ketë një skuadër aspak për t’u nënvlerësuar, Egnatian. Një takim që përplas “kokë më kokë” dy ekipet që janë të etur vetëm për rezultat pozitiv. Rrogozhinasit kanë 6 pikë në 3 ndeshje, ndërsa nga ana tjetër demat kanë grumbulluar 4 pikë në dy sfida. Kujtojmë se kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

[caption id="attachment_706649" align="alignnone" width="679"]Ndeshje e dites ne Abissnet Superiore Ndeshje e dites ne Abissnet Superiore[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga