
Ditën e sotme e gjithë vëmendja e sportdashësve do të jetë në Ballsh, aty ku do të luhet një duel me “aromë” Superioreje. Në orën 13:30 do të startojë sfida mes Bylisit dhe Elbasanit, takim që do të vendosë edhe për skuadrën që do të shpallet kampione.
Ballshiotët vijnë si kryesues në këtë takim, teksa aktualisht udhëheqin me 51 pikë pas 21 javësh. Ndërkohë nga ana tjetër elbasanasit mbajnë vendin e dytë me 2 pikë më pak.
Për skuadrën e Arian Bellait ka dy rezultate në lojë, fitorja dhe barazimin, ndërsa nga krahu tjetër për “djemtë” e Nevil Dedes që të jenë ata triumfatorët bëjnë punë vetëm 3 pikët.
Poll